ot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-së kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30 mijë ishin nga vendet e NATO-s.
Tani, 25 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate, bëri sot homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.
Vjosa Osmani tha me këtë rast se 25 vite më parë filloi shpresa e madhe për Kosovën. “24 marsi vërtet ishte ditë e shpresës së madhe sepse përherë të parë aleancat e botës demokratike u bën bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit dhe së bashku me shumë e shumë shtete partnere arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë dhe atë ditë të çlirimit ne do ta shënojmë me 12 qershor të këtij viti, meqenëse është edhe vit jubilar, 25 vjetori”, tha Osmani.