29 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë

Potočari, Bosnia and Herzegovina - October 10, 2013: Some of the more than 6000 graves at the Srebrenica-Potočari Genocide Memorial and Cemetery, where the remains of Bosnian Muslims killed by Bosnian Serbs have been laid to rest.

Sot, më 11 korrik, shënohet 29-vjetori i masakrës së Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë.Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth.

Cani Travel

Masakra e Srebrenicës, e cila ndodhi pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, u cilësua si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u njoh si gjenocid.

Parlamenti Evropian e ka shpallur sivjet 11 korrikun Ditë të përkujtimit të gjenocidit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të veprojnë ngjashëm.

Kjo ditë shënohet sot edhe në Kosovë, meqenëse Qeveria e Kosovës e shpalli 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicës.