Në Prishtinë fillon sot Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili është themeluar në vitin 1974. Sivjet janë ftuar rreth 120 pjesëmarrës në këtë manifestim të rëndësishëm.
Në edicionin e sivjetmë, të 41-in më radhë, të Seminarit do të mbahen nëntë ligjërata shkencore. Ne hapje të këtij takimi, pjesëmarrësve do t’u drejtohet akademiku Muhamedit Kullashi, i cili do të mbajë ligjëratën me titull: “Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë”.