34 infermiere në grup kërkojnë të largohen nga Maqedonia e Veriut!

Tridhjetë e katër infermiere të diplomuara në Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Manastir kanë kërkuar përkthimin e programeve studimore për nevojat për punësim spitale jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, njofton portali SDK.mk. Një pjesë e tyre tashmë kanë shkuar apo janë duke u përgatitur. Mes tyre ka edhe personel mjekësor të diplomuar 15 vjet më parë, disa prej të cilëve nuk arritën të punësoheshin në vend.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e numrit të përgjithshëm të infermierëve që shkojnë për të punuar jashtë vendit për shkak të kushteve më të mira, pagës, e disa për shkak se nuk janë të punësuar me vite, shkruan SDK.mk. Arsyet kryesore pse të diplomuarit shkojnë për të punuar jashtë janë pamundësia për të gjetur një punë, rrogat e larta jashtë vendit, por edhe kushtet e punës. 

Cani Travel

Diplomat e Shkollës së Lartë të Mjekësisë në Manastir, e cila këtë vit feston 35-vjetorin e ekzistencës, njihen në Gjermani dhe vende të tjera, prandaj atje nuk kërkohet nostrifikimi i tyre.