Varhei: „BE ka mbërritur në Tiranë“

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe rektorja e Kolegjit të Europës, Federika Mogerini (Federica Mogherini) firmosën marrëveshjen për hapjen e kampusit të ri në Tiranë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhei (Varhelyi) e cilësoi hapjen e këtij kolegji si shenjë se “BE ka mbërritur në Tiranë”.

Cani Travel

“Shumica e aplikimeve vijnë nga vetë BE dhe kjo tregon vlerën e jashtëzakonshme të shtuar që do ketë ky institucion jo vetëm për Ballkanin por edhe për vetë BE. Kjo nënkupton se BE ka mbërritur në Tiranë”, tha Varhei.

Edhe kryeministri Edi Rama tha se ky kolegj dhe aplikimet e shumta që po vijën nga të rinjtë nw BE do e kthejnë në një destinacion evropian të arsimit.

“Numri i madh i të rinjve nga vendet anëtarë të BE që duna të vijnë në Tiranë tregon se të vish në Shqipëri nga BE mund të jetë shumë më entuziazmuese se të shkosh nga BE-ja në BE. Ndaj besoj që kemi këtë numër kaq të madh. Po bëjmë shumë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë për të pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimi jo vetëm nga programi por edhe nga ana pamore dhe cilësisë së jetës për studentët nga auditorët deri tek konviktet”, tha Rama.

Kolegji i Evropës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Evropa. Kolegji i Europës hap një horizont të ri edukimi për të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm, si ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, duke krijuar ndër të tjera mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.

/rtsh.al/