Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton sot se pritjet më të gjata janë në pikat kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në dalje nga Merdarja duhet pritur deri në 80 minuta, ndërsa për të hyrë 60 minuta.
Po ashtu, edhe në pikën tjetër Dheu i Bardhë, duhet pritur në dalje deri në 60 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë të zakonshme. Në pikat e tjera nuk ka pritje.