
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshori i saj, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, në kuadër javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.