Në një intervistë për të përditshmen gjermane „Die Welt“, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi rritjen e forcës mbrojtëse të NATO-s dhe ardhjen e më shumë ushtarëve gjermanë në Kosovë. Kurti tha se kjo do të rriste sigurinë në vende, sepse Serbia është e lidhur ngushtë politikisht dhe ushtarakisht me Rusinë.
„Rreth Kosovës gjenden 48 baza ushtarake serbe. Rusia dhe Serbia punojnë ngushtë së bashku në politikën ushtarake, ata ndërmorën gjithsej 104 manovra dhe aktivitete së bashku në vitin 2021“, tha kryeministri i Kosovës.
„Për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia, është urgjentisht e nevojshme të rritet ndjeshëm numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Kjo do të përmirësonte qartë sigurinë tonë. Do të na ndihmonte gjithashtu nëse më shumë ushtarë gjermanë do të merrnin pjesë në forcat mbrojtëse të NATO-s se më parë. Përveç kësaj, trupat e Kfor-it mund të na ndihmojnë të zhvillojmë më tej strukturat tona dhe aftësitë e sigurisë”, ka deklaruar Kurti për gazetën gjermane „Die Welt“.