Fitore sensacionale e Golden Eagle Ylli kundër Bambergut në Gjermani.
Brose Bamberg pësoi humbjen e parë në Kupën e Evropës FIBA me rezultat 78:81 kundër ekipit nga Kosova Golden Eagle Ylli. Ndërsa skuadra nga Kosova festoi fitoren e parë në një garë evropiane në historinë e këtij klubi dhe me të drejtë festuan. “Ishte një paraqitje e turpshme. Nuk jemi as afër nivelit që të gjithë presin të jemi”, deklaroi Oren Amiel pas humbjes nga ekipi kosovar. Trajneri ofroi edhe dorëheqjen pas humbjes 78:81 të Brose Bamberg dhe ate në shtëpi të vet, si nikoqir, nga mysafiri Golden Eagle Ylli në Kupën e Evropës FIBA. Golden Eagle Ylli kishte humbur dy ndeshjet e mëparshme në Kupën e Evropës FIBA, në Chemnitz me 30 pikë diferencë. Në ligën e Kosovës, skuadra aktualisht renditet e treta nga fundi (e gjashta nga tetë skuadra). Ndërsa tani arriti edhe fitoren e madhe, të parën në fushën ndërkombëtare, në një kompeticion europian.