Në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Robert Habeck priti ministrat e energjisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën mori pjesë ministrja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për Ekonomi dhe Energji Artane Rizvanolli.
Temat kryesore të këtij takimi, siç njoftohet nga Berlini, ishin tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe përmirësimi i kushteve të investimeve për zgjerimin e energjisë së rinovueshme.
Si pjesë e kësaj konference një ditë më pas u mbajt Forumi Ekonomik për Ballkanin Perëndimor i cili u organizua nga shoqata e bizneseve gjermane.
Në këtë Forum mori pjesë zëvendësministri e Kosovës për Ekonomi dhe Energji, Getoar Mjeku, i cili foli rreth sfidave dhe perspektivave të tregut të përbashkët rajonal, si dhe për krizën energjetike dhe implementimin e Agjendës së Gjelbër.