Xhudistja kosovare Laura Fazliu fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës. Në një finale shumë interesante, Laura ia doli të mposhtë gjermanen Annabelle Winzig, e më parë fitoi në tri ndeshje për të kaluar në finale. Ajo është tani xhudistja më e mirë në Evropë në kategori deri në 63 kilogramë.