Numri i shqiptarëve që po kërkojnë azil në Britaninë e Madhe është rritur shumë këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga qeveria britanike, në periudhën janar-shtator 2022 në Britani kanë kërkuar azil 13.272 shtetas shqiptarë. Kjo do të thotë se numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur më shumë se katër herë në raport me vitin 2021, ku kërkuan azil vetëm 3.578 shqiptarë.
Më shumë se gjysma e azilkërkuesve nga Shqipëria hynë në territorin britanik me gomone nga Franca duke udhëtuar më shumë se 8 orë, dhe shpesh duke rrezikuar jetën. Autoritetet britanike konsiderojnë se kalimet me varka të vogla janë të rrezikshme dhe të panevojshme për shqiptarët, sepse Shqipëria, sipas tyre, konsiderohet një vend i sigurt.