Të merkuren me 25 janar ka ndërruar jetë poeti dhe piktori Dan Gashi, ndërsa varrimi i tij bëhet me datë 28 janar në fshatin e lindjes në Ujzë. Dan Gashi ka lindur në vitin 1947 në Gjakovë, ku ka mbaruar edhe shkollën fillore dhe të mesme. Ndërsa në vitin 1969 ka emigruar në Erlangen të Gjermanisë. Shumë shpejtë ka filluar të punojë në ndërmarrjen botuese, Pestalozzi Verlag, në Erlangen, që e ofroi edhe më shumë me letërsinë dhe pikturën. Gjatë kësaj kohe ai takohet dhe njihet me shumë bashkatdhetarë dhe me veprimtaritë e tyre kulturore e sportive, e shpejt miqësohet edhe shumë veprimtarë të kulturës dhe artit gjerman. Hapat e parë serioz në pikturë dhe poezi i bëri në vitin 1973, ku kaloi të jetojë në Baden-Baden të Gjermanisë. Gjatë viteve 70-80, aktivizohet edhe në grupe folkorike me karakter kombëtar në Gjermani, Francë dhe Zvicër. Angazhimi i tij krijues përfshin lëmi të ndryshme: Art, kulturë dhe sport, në veçanti karate.
Ai është edhe fitues i disa çmimeve dhe mirënjohjeve. Pjesëmarrës i mbi 40 ekspozitave, nacionale dhe internacionale në pikturë, si në Gjermani ashtu dhe Kosovë dhe vende të tjera. Ishte anëtar në kryesinë e Galerisë ZeitKunst-Baden-Baden në Gjermani.
Ndërsa vepra e tij e parë në literaturë ishte libri me poezi „ATJE KU ME NJOHIN ZOGJTE“, por veprat e tija në letërsi e art janë të shumta. Familjarët njoftojnë se e pamja për të ndjerin mbahet nga e shtuna derë të hënën në Qabrat të Gjakovës, në adresën Bajram Curri 53.