Studentët shqiptarë në Shtutgart organizojnë më 03.02.2023 një „Gala mbrëmje të donacioneve“, ku do të mbledhen paratë për krijimin e kushteve më të mira për arsimim për të gjithë fëmijët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Donacionet nga mbrëmja me titull „Një ardhmëri për fëmijë“ do t’u dhurohen organizatave bamirëse që merren me këtë problematikë. „Ne si grup dhe shoqatë studentore e ndiejme si detyrim për të dhënë një kontribut sado modest, por njëhokësisht edhe të vlefshëm për të ndryshuar realitetin e vendeve tona“, thuhet në ftesën e Shoqatës së Studentëve në Shtutgart për këtë ngjarje, ku do të ketë edhe një program kulturoro-artistik.
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UB) përkrah iniciativën e kësaj shoqate të studentëve duke dhenë një ndihmë direkte, apo përmes anëtarëve të saj nga kjo rrethinë. UB fton të gjithë anëtarët që sipas mundësive të tyre, të mbështesin këtë gala mbrëmje.