Gjermania kërkon ekspertë të IT në Indi. Kancelari Olaf Scholz theksoi gjatë udhëtimit të tij në Indi se Gjermania do të përmirosojë kushtet për punëtorë të kualifikuar.
„Synimi ynë është të thjeshtësojmë procesin e marrjes së vizave të punës. Përveç modernizimit të ligjit, ne duam të modernizojmë edhe burokracinë“, tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një turneu në metropolin teknologjik Bangalore në jug të Indisë. Kancelari tha se Gejrmania ka nevojë për eskeprtë të IT për të ruajtur zhvillimin e industrisë së softuerëve.
Scholz tha se ndryshimet ligjore mund të lehtësojnë ardhjen jo vetëm të profesionistëve, por edhe të familjeve të tyre. Në Gjermani do të mund të vini edhe pa kontratë të mëparshme pune, tha ai. Scholz theksoi se problem nuk duhet të jetë as mosnjohja e gjuhës gjermane. „Shumica e atyre që punojnë në degën e IT flasin anglisht. Ndaj gjermanishtja mund të mësohet më vonë”, tha Scholz.
Ambasada gjermane në Indi aktualisht lëshon vetëm 2.500 deri në 3.000 viza pune në vit, kryesisht në sektorin e IT. Dëshira është që ky numër të rritet ndjeshëm. „Jam i sigurt se shumë prej jush do të shfrytëzojnë rastin dhe do të pranojnë një punë në Gjermani. Ne kemi nevojë për ekspertë në të gjithë sektorët,“ tha Scholz ndërsa vizitoi një degë të kompanisë gjermane të softuerëve SAP në Bengalore të dielën (26 shkurt).