Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi sot se ka shkarkuar nga detyra ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, ka thënë Krasniqi.
Në takimin e djeshëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar nga pala serbe, dëshmon dëshirën serbe për formimin e “Republika Srpska” në Kosovë. Kurti shtoi se dokumenti, si i tillë, është “fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e vendit”.