Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë është mbajtur konferenca “Vienna Economic Talks”, në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës.
Kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich, tha se Kosova është pjesë integrale e Evropës, dhe se ajo ka edhe një ekonomi të gjallë. Jackovich shtoi se Kosova ka edhe presione nga jashtë por se beson se do t’i kapërcejë ato.
Elena Kirtcheva, anëtare e bordit dhe sekretare e përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës, theksoi se qëllimi kryesor forumit është konsolidimi i rajonit, i cili, sic tha ajo, ka nevojë për Evropën, por edhe i nevojitet asaj.
Kryeministri Albin Kurti, tha se qeveri ka bërë investime ne fushën e ekonomisë, dhe shtoi se organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar përparimin e Kosovës në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.Kurti pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambasadori Victor Jackovich.