Lëvizja „Evropa Tani“ fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi që u zhvilluan dje, më 11.06. Kjo lëvizje e re joparlamentare, e cila u formua 10 muaj më parë, siguroi 23 mandate në parlament. Aleanca “Së bashku”, e përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe 3 parti tjera doli e dyta me 23.8% ose 21 mandate.
Koalicioni „Për të ardhmen e Malit të Zi“ fitoi 14.7% apo 13 mandate. Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviq fituan 12.3 për qind. Forumi Shqiptar ka marrë 2 për qind, kurse Aleanca Shqiptare 1,5 për qind.
Në parlamentin e ri të Malit të Zi të ketë 4 deputetë shiptarë nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare.
Nikë Gjeljoshaj, nga Forumi Shqiptar, ka thënë se partia që drejton ka fituar dy mandate, duke theksuar se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik, ndërkohë që gjithsej do të jenë 4 parlamentarë shqiptarë nga partitë nacionale në Malin e Zi.