Thirrje për protestë në Vjenë

Pas tensionimeve të fundit në Kosovë dhe kidnapimit të 3 policëve të Kosovës nga ana e Sërbisë, Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka bërë thirrje për protestë masive në Vjenë më 18.06.2023, në përkrahje të Republikës së Kosovës.  Ajo shkruan në faqe të saj në Facebook, se ky tubim do të mbahet „për shkak të situatës aktuale në Republikën e Kosovës dhe reagimeve joracionale të SHBA-së dhe BE-së. Ne duam të bëjmë thirrje së bashku për të mbrojtur demokracinë dhe paqen në Evropë dhe për të ndaluar autokratët dhe mbështetësit e tyre.

Duke i ftuar njerëzit që të vijnë në këtë tubim, Kati Schneeberger shkruan se „është e rëndësishme të veprojmë TANI dhe të merremi me vendosmëri dhe mençuri me Vuçiqin përpara se të përballemi me ndonjë luftë të re në Ballkan. Politika e zbutjes që praktikohet aktualisht ndaj Vuçiqit e inkurajon atë të vazhdojë të veprojë si zjarrvënës. Kjo duhet të ndalet menjëherë“, shkruan Kati Schneeberger.

Cani Travel