Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë akuzat nga Brukseli dhe Uashingtoni se ai është partner i vështirë dhe kokëfortë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit lidhur me vërejtjet e diplomatëve perëndimorë se e konsiderojnë atë partner të vështirë dhe e akuzojnë si kokëfortë, Kurti tha: “Nuk mendoj se jam kokëfortë, jam parimor. Politika nuk mund të shihet e izoluar nga etika dhe vlerat”.
Lidhur me mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit për formimimin e Aasociacionit të komunave serbe, Kryeministri i Kosovës, tha se duhet të njihet kushtetutshmëria e Republikës sonë. „Asociacioni nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv dhe nuk mund të krijohet nivel shtesë i qeverisjes. Por sapo përmendet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, zoti Vuçiq nuk dëshiron të dëgjojë asgjë për të”.
Duke u përgjigjur në pyetjen nëse është i mundur besimi i vërtetë mes tij dhe Beogradit, meqenëse ai si lider studentor ka qenë në burg në Serbi për një kohë, Albin Kurti tha se „nuk mund të ketë besim të plotë derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe derisa nuk përballet me krimet që ka kryer gjatë luftës.“