Parita ekstremiste djathtise AfD në Tyringji arriti për herë të parë të marrë një post të rëndësishëm në nivel komunal.
Kandidati i AfD-së, Robert Sesselmann ka fituar dje, më 25.06.23, kundër kandidatit të CDU-së, Jürgen Köpper në qarkun Sonneberg. Ai mori 52.8 për qind të votave dhe kështu shumicën e nevojshme absolute.
Kjo fitore ndodhi dhjetë vite pas themelimit të AFD-së (Alternativa për Gjermaninë). AfD në Turingji është klasifikuar si parti ekstremiste e djathtë dhe ajo monitorohet nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Fitorja e kësaj partie në nivel komunal ka shkaktuar shqetësim dhe shumë reagime në Gjermani. Kryeministri i Turingjisë Bodo Ramelow e vlerësoi suksesin zgjedhor të AfD në Sonneberg si një „sinjal pakënaqësie“. Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e përcaktoi fitoren e AfD-së si „thyerje të digës“ dhe u shpreh shumë i shqetësuar që kaq shumë njerëz votojnë për AfD.
Në anën tjetër, kryetari i AfD, Tino Chrupalla ka shkruar në Twitter: „Ky ishte vetëm fillimi“.