Papa Françesku tha se ishte i zemëruar dhe i neveritur nga lajmi i djegies së librit të shenjtë mysliman, Kuranit. Në një intervistë për gazetën Al Ittihad nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ai e dënoi këtë akt dhe refuzoi të pranonte shpjegimin se djegia e Kuranit ishte një shprehje e lirisë së fjalës.
“Është e nevojshme të respektohet çdo libër që konsiderohet i shenjtë dhe të gjithë ata që besojnë në të. Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime. Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për të shprehur përbuzjen ndaj të tjerëve”, tha Papa.
Një burrë grisi dhe dogji një Kuran në kryeqytetin suedez Stokholm javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim disa vende, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia ka nevojë për t’u bashkuar me NATO-n.
Policia suedeze ka refuzuar disa kërkesa për të mbajtur demonstrata kundër Kuranit, por gjykatat suedeze kanë refuzuar vendime të tilla policore me arsyetimin se një gjë e tillë shkel të drejtën e lirisë së fjalës.