Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) apelon të bashkatdhetarët që para se të nisen për pushime në vendlindje me veturat e tyre, të bëjnë sigurimin online të veturës për territorin e Kosovës. Kjo mund të bëhet duke hyrë direkt në faqen zyrtare të BKS-së.
Në linkun e BKS – Polica e Sigurimit Kufitar (bks-ks.org) mund të bëni sigurimin e makinës për rreth 1 minutë dhe nuk keni nevojë pastaj të prisni në pika kufitare.
“Të nderuar bashkatdhetarë për të eliminuar në zero kohen e pritjes, ju lutemi nxjerreni online policën e sigurimit dhe kur vini në Kosovë nuk do të prisni fare në pika kufitare” thuhet në apelin e BKS-së për bashkatdhetarët.