I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit gjerman do të zhvillohet në mbrëmje në orën 21:30, por nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me takimin.
Siç pritet, temë diskutimi do të jenë zhvillimet në veri dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme atje, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.