Një studim i kryer me metoda të sofistikuara për gjuhët evropiane, e rendit gjuhën shqipe ndër më të vjetrat – bashkë me armenishten dhe greqishten. Shkencëtarët grekë që kanë bërë studime edhe me ADN-në dalin në përfundimin se popullata shqiptare është autoktone dhe shumë e vjetër në këto troje.
Sipas Akademisë së Shkencave në Shqipëri vërtetohet përfundimisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme shkencërisht që, si populli shqiptar, po ashtu dhe gjuha shqipe, janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër dhe autoktonë në këto troje.
“Rezultatet e tyre sugjerojnë një shfaqje të gjuhëve indo-evropiane rreth 8000 vjet më parë. Kjo është një datë që shënon rrënjë më të thella sesa mendohej më parë, dhe përshtatet me një origjinë fillestare në jug të Kaukazit të ndjekur nga një degë në veri në rajonin e stepës,” shkruan Akademia e Shkencave e Shqipërisë.