Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Budapest.
Krasniqi ka humbur në finale nga francezja, Amandine Buchard, në kategorinë -52 kilogram. Deri në finale, ajo arriti tri fitore dhe mori 1260 pikë olimpike për Lojërat Olimpike në Paris 2024.
Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.