Këngëtari shqiptar që jeton në Zvicër, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’, ka fituar çmimin ‘Best Swiss Act’ në MTV EMA Awards.
Bëhet e ditur se në garë në kategorinë regjionale ai mposhti konkurrentët për ta fituar çmimin “Artisti më i mirë zviceran”.
Gjon Muharremaj e fiton për herë të dytë këtë çmim. Ai ka fituar edhe në vitin 2021 çmimin “Best Swiss Act”, në ngjarjen e madhe të ndarjes së çmimeve.