Më 22 dhe 23 nëntor 2023 në Tiranë mbahen dy takime të rëndësishme për diasporën shqiptare. Fjala është për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës që organizohen nga Ministria Shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Do të jetë ky një rast i mirë për të debatuar mbi të ardhmen e përbashkëtë dhe rolin e diasporës në zhvillimin e vendit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se „Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota dhe se Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit.“