Autoritetet në Shqipëri njoftuan se një grua shqiptare me katër fëmijët e saj të mitur janë evakuuar nga Rripi i Gazës dhe do të udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili përmes një mesazhi në platformën “X” ka deklaruar se pas përpjekjeve të vështira tri javore, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.
Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”– shkruan Hasani.