Referët ia morën titullin kampionit të botës Robin Krasniqi dhe e shpallën fitues Dominic Bösel, pas një dueli të cilin Robini në asnjë mënyrë nuk e ka humbur. Kështu u shprehën ekspertët gjermanë. Komentatori i televizionit ARD ishte shumë i qartë: Robin Krasniqi ishte më i mirë. Ekspertët e televizionit gjerman ARD ishin po ashtu të mendimit se Robini nuk ka humbur. Ndërsa referët e shpallën fitues kundërshtarin. Referët votuan kështu:
Karoline Pütz (115: 114) për Bösel
Marco Morales (116: 112) për Bösel
Frank Michael Maas (115: 114) për Krasniqin.
Si e komentoni ju këtë duel?