Një zjarr i madh i ka përfshirë sot në mëngjes disa zyre të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri ka kapluar katin e dytë të objektit.
Nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin në ndërtesën e këtij Instituti.
Policia bëri të ditur se zjarri është lokalizuar dhe se janë djegur dy zyra të Institutit, por ende nuk ka informacione për persona të lënduar.