Gjermani: Bastisje në objektet e organizatave Hamas dhe Samidoun

Policia gjermane ka kryer sot në mëngjes bastisje në objektet e anëtarëve dhe mbështetësve të organizatave të ndaluara Hamas dhe Samidoun.

Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, policia kontrolloi 15 objekte në Berlin, Saksoninë e Poshtme, Renaninë Veriore dhe Schleswig-Holstein. “Islamistët dhe antisemitët nuk mund dhe nuk duhet të ndjehen të sigurt askund në Gjermani”, tha ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

Cani Travel

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ndaloi në fillim të muajit aktivitetet e organizatave Hamas dhe Samidoun.