Sipa të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), pjesa dërrmuese e të huajve që hyjnë në Shqipëri raportojnë se qëllimi i vizitës së tyre është turizmi. Për dhjetëmujorin e këtij viti nga 8.9 milionë të huaj që hynë në total, rreth 8.5 milionë janë raportuar si turistë.
Numri më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri janë nga Europa Jugore. Më konkretisht rajoni i Europës u përfaqësua me 660 mijë shtetas vizitorë, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 16.495 dhe 8.355 shtetas.
Edhe daljet e shtetasve shqiptarë e të huaj nga territori i vendit tonë kanë qenë në rritje me 60.4%. nga të cilët 41,7 % kanë qenë shtetas shqiptarë.
Shqipëria po përballet me një fluks të lartë turistik, i cili mund të thyejë që këtë vit objektivin e 10 milionë turistëve të huaj. Vendi është duke marrë një vëmendje gjithmonë e më të madhe në arenën ndërkombëtare të turizmit, teksa nga shumë media këtë verë u cilësua dhe Maldivet e Europës.