Prej ditës së sotme, me 11 tetor, personat që nuk janë vaksinuar duhet të paguajnë testet vet edhe në Zvicër. Testet atje kushtojnë 50 franga, njoftojnë mediat në Zvicër.
Sipas tyre, Këshilli Federal në Zvicër fillimisht kishte njoftuar se testet me pagesë për personat e pavaksinuar do të fillojnë të aplikohen më 1 tetor. Por e ka zgjatur afatin deri në datën 11 tetor, për t’u dhënë njerëzve më shumë kohë për t’u vaksinuar.Presidenti i Zvicrës Guy Parmelin tha se taksapaguesit e vaksinuar nuk duhet të paguajnë teste për ata që nuk duan të vaksinohen, shkruajnë mediat zvicerane.
Vlersësohet se sikur testimet të ishin pa pagesë deri më 24 janar 2022 – kur skadon kërkesa për çertifikatën Covid – kostot për qeverinë federale do të ishin rreth 770 milionë franga.
Testet falas do të mbeten për personat që kanë simptoma të virusit Corona si dhe për personat e moshë nën 16 vjeç.