Sindikatat e hekurudhave gjermane GDL kanë paralajmëruar prapë një grevë 24 orëshe dhe ate ditën e premte kur udhëtojnë me miliona njerëz në punë dhe për fundjavë. Drejtuesit e trenave do të jenë në grevë prej të enjtes, me shtatë dhjetor në ora 22.00 deri të premten në ora 22.00. Grevat e tilla zakonisht shkaktojnë çrregullime dhe probleme edhe një ditë më vonë.
Greva do të mbahet në gjithë Gjermaninë dhe i prek si trejat rajonalë ashtu edhe ata ndërrajonalë, prandaj probleme priten në mbarë vendin. Por në grevë do të jenë edhe punonjosit e tramvajëve (S-Bahn) në Berlin dhe Hamburg.
Grevat e trenave të mallrave do të fillojnë të enjten në ora 18.00. Greva e fundit e ngjashme ka qenë me 15 dhe 16 nëntor. Ndërsa gjatë këtij viti ka pasur edhe dy greva të tjera, në mars dhe në prill.
Greva e tanishme është pasojë e ashpërsimit të qëndrimeve në negociatat mes sindikatës dhe punëdhësve nga Deutsche Bahn. Sindikatat kërkojnë rritjen e rrogave dhe shkurtimin e orarit të punës nga 38 në 35 orë në javë, por me rrogat e njëjta, për punëtorët që punojnë me ndërrime. Por Deutsche Bahn ka refuzuar shkurtimin e orarit të punës dhe ka kritikuar ashpër sindikatat për këtë grevë, sepse grevat e tilla zakonisht duhet të paralajmërohen katër ditë më parë.
Nga kjo grevë do të preken miliona udhëtratë.