Skitarët Lirika Deva dhe Klos Vokshi, do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, që mbahen prej 19 janari deri më 1 shkurt 2024 në qytetin Gangwon të Koresë së Jugut.
Ata do të garojnë në disiplinat e skijimit alpin, sllallom dhe sllallom të madh. Të dy janë kualifikuar me normë olimpike.
Me ekipin do të udhëtojnë edhe trajnerët Kushtrim Deva dhe Ernest Sefaj. Shef i misionit është Bujar Turjaka.
Në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangwon 2024 marrin pjesë 1900 sportistë të moshës 15-18 vjeç. Kosova është njëra prej 79 vendeve pjesëmarrëse.