Dje, më 21.shkurt ishte Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Për njerëzit që jetojnë në diasporë dhe fëmijët e tyre, ruajtja e gjuhës amtare ka një rëndësi të veçantë.
Sipas të dhënave të fundit, në Gjermani jetojnë rreth 20.2 milionë njerëz me origjinë të huaj. Shumica e tyre, pra pothuajse një e katërta e tyreflasin vetëm gjermanisht në shtëpi.
Kjo flet për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare, sepse gjuha është shumë më tepër sesa thjesht një mënyrë komunikimi. Gjuha, e veçanërisht gjuha jonë amë, është një pjesë e qenësishme e historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, rikujton Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Pikërisht në Ditën e Gjuhës Amtare, fëmijët shqiptarë në shkollat shqipe në diasporë, përmes aktiviteteve kanë promovuar gjuhën shqipe,
Shumë shkolla shqipe në SHBA, Kanada, Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Danimarkë, Norvegji, Suedi, Austri, Luksemburg, Ukrainë, Australi, Spanjë, Angli, Kroaci dhe Belgjikë kremtuan duke diskutuar shqip rëndësinë e gjuhës shqipe.