Bruksel: Mbahet takimi për „çështjen e dinarit serb“

Në Bruksel mbahet sot takimi i zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me problemin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë të hënen se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se takimi do të zhvillohet në „formatin e zakonshëm të dialogut“.

Cani Travel

Palën kosovare në këtë takimi do të përfaqësojë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro).

 Ekipin serb në takimin e sotëm do ta udhëheqë kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq.