Një shqiptaro-amerikan  nominohet ambasador i Amerikës në Mal të Zi

Diplomati shqiptaro-amerikan Bix Aliu pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Mal të Zi. Nëse konfirmohet zgjedhja e tij, ai do të jetë i pari ambasador shqiptaro-amerikan i emëruar nga Departamenti i Shtetit në postin e ambasadorit.

Duke folur para anëtarëve të komitetit të jashtëm të Senatit Amerikan,  Bix Aliu se është i nderuar që do të jetë i pari me origjinë shqiptare që merr statusin e diplomatit të lartë.

Cani Travel

Përpara anëtarëve të Komitetit, ai falenderoi në mënyrë të veçantë familjen e tij, duke përmendur bashkëshorten Nora Ajazi, dy fëmijët Bledin dhe Tean dhe në mënyrë të veçantë dy prindërit e tij, Azemin dhe Shirlin.

Me një karrierë të pasur diplomatike prej 22 vitesh, Bix Aliu ka shërbyer në detyra të ndryshme në sistemin e diplomacisë amerikane. Ka qenë atashe i shtypit në ambasadën amerikane në Tiranë për shumë vite, por ka qenë diplomat edhe në Emirantet e Bashkuara Arabe, në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Hungari dhe detyrën e fundit në Poloni.