Filmi „Oppenheimer“ është fituesi i madh i Oscar të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë atë për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë, Cillian Murphy.
Filmi, i cili i kushtohet krijuesit të bombës atomike, Robert Oppenheimer kishte 13 nominime. Ai fitoi gjithashtu Oscar për aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.
Laureati i çmimit për aktor më të mirë, Cillian Murphy tha se „të gjithë jemi duke jetuar në botën e ‘Oppenheimer’. Dua ta dedikoj këtë çmim për ndërtuesit e paqes kudo”, tha Murphy.
Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, i cili gjithashtu fitoi dizajnin më të mirë të produksionit, make-up dhe kostumografi.
Barbie – filmi me fitimin më të madh gjatë vitit të kaluar – mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.