Sondazhi: Çdo i dyti gjerman për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Kohët e fundit në opinionin gjerman është hapur debati rreth nevojës së rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Edhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka folur për këtë mundësi. Ai tha se „në kohë lufte në Evropë dhe mungesë akute të personelit, duhet të shqyrtohen të paktën modele të ndryshme të shërbimit ushtarak.“

Sipas një sondazhi të Forsa, rreth gjysma e qytetarëve gjermanë janë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Cani Travel

Në sondazhin e porositur nga gazeta „Stern“, 52% e të anketuarve ishin për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm në Bundeswehr. 43 për qind ishin kundër, kurse 5 për qind nuk ​​shprehën asnjë mendim.

Sipas këtij sondazhi, mbështetësit më të fortë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak ishin njerëzit në grupmoshën mbi 60 vjeç – 59% nga ky grup ishin pro. Në anën tjetër, në grupin e pjesëmarrësve të moshës 18 deri në 29 vjeç, 59% ishin kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak.