Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel. Do te jete ky takimi i radhës në kuadër të bisedimeve për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Siç parajmërohet nga burimet diplomatike të BE-së, në këtë takim do të ketë presion ndaj të dy palëve për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve të arritur një vit më parë.
Temë e veçantë diskutimi do të jetë edhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Autoritetet ndërkombëtare i kanë kërkuar Kosovës që ta pezullojë rregulloren që ndalon dinarin, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.