Në muajin mars të këtij viti u shënua një rritje nga 21.3% të trafikut ajror komercial në Aeroportin e Prishtinës, apo 1847 operime ajrore, njofton Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës.
Këshilli Evropian i Aeroporteve ka publikuar muajin e kaluar të dhënat e trafikut për vitin 2023. Sipas tyre, Kosova radhitet ndër vendet e para që ka pasur rritje fluturimeve me 44.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ka përmbyllur vitin 2023 si një vit të suksesshëm me një numër rekord udhëtarësh, si asnjëherë më parë.
Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes edhe në këtë vit. Në muajin janar 2024 ka pasur 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me janar 2023.