Hamburg: Debat për BE dhe Evropën Juglindore

Në Hamburg të Gjermanisë sonte mbahet një debat interesant lidhur me temën „BE dhe Evropa Juglindore – Quo Vadis?“. Kjo mbrëmje organizohet nga partia FDP dhe politikani i kësaj partie me prejardhje nga Kosova, Sami Musa.

Në debat marrin pjesë ambasadorë, politikanë dhe ekspertë për çështje të Evropës Juglindore.

Ky zhvillim është i hapur për qytetarët, kështu që të gjithë ata që janë të interesuar ta përcjellin, janë të mirëseardhur.