Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Kosova mund të mbledhë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
„Më 16 maj presim një raport për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë. Gjasat që të ndodhë kjo janë të mëdha, ne po bëjmë çmos për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë, pati një ndryshim në ato marrëveshje”, tha Vuçiq.