Boksieri kosovar, Robin Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë.
Në meçin e zhvilluar në Augsburg të Gjermanisë, Krasniqi fitoi me pikë pas dhjetë raundesh.
Për kosovarin ishte kjo fitorja e 54-të në karrierë. Ai ka fituar me nokaut në 20 duele dhe ka pasur shtatë humbje në karrierë në boksin profesionist.
37-vjeçari Robin Krasniqi ka paralajmëruar edhe disa meçe të tjera para përfundimit të karrierës.