Kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur sot pas tentimit të atentatit ndaj tij. Ai është dërguar në spital pas incidentit me të shtëna, njoftojnë mediat sllovake.
Bëhet e ditur se katër të shtëna u qëlluan në drejtim të politikanit pas një mbledhjeje të qeverisë. Ai është goditur në bark dhe u dërgua menjëherë në spital.
Një person i dyshuar u arrestua.
Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava.