Asamblea Parlamentare e NATO-s debaton sot për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë.
Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate. Kosova pret që të marrë përkrahje për avancimin e statusit.
Delegacioni i Serbisë i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asociuar.