Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë

Gjermania mori vendimin që të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj të cilët marrin pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë,

Qëllimi afatgjatë i qëndrimit të Bundeswerit në Kosovë, mbetet dorëzimi i përgjegjësisë në fushën e sigurisë tek institucionet përgjegjëse të sigurisë së Kosovës, theksohet në vendimin e Kabinetit të Qeverisë gjermane.

Cani Travel

“Stabiliteti dhe paqja në Kosovë është e rëndësishme jo vetëm për vetë rajonin, por edhe për Gjermaninë, NATO-n, BE-në dhe Evropën në tërësi“, theksohet në vendimin e Qeverisë gjermane.

Ushtria gjermane ndodhet në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999. Në Kosovë ndodhen gjithsej 4.800 ushtarë nga 28 vende.