Kamberi: Beogradi po ndërhyn në procesin zgjedhor në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se institucionet shtetërore serbe janë duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, që do të mbahen të dielën e 2 qershorit.

Kamberi në një postim në Facebook u shpreh se nga nëndegët e tyre në terren po marrin informacione shqetësuese “për ndërhyrjen e përfaqësueseve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 2 qershorit”.

Cani Travel

“Ftoj drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg ‘rekomandimeve’, ‘këshillave’, ‘sugjerimeve’ se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai u ka kërkuar institucioneve serbe që të mos i përdorin këto metoda “se nuk ju bëjnë punë” duke u thënë t’i mbajnë duart larg votës shqiptare.